Zeka: Të gjithë ata që po ikin për Shqipëri po e bëjnë një protestë të heshtur kundër Qeverisë Kurti

Ish-deputeti Milaim Zeka ka kritikuar Qeverinë Kurti për masat që ka marrë së fundmi kundër pandemisë COVID-19.

Sipas tij hallet e vendit po i zgjidh me poezi dhe fushatë nëpër Shqipëri.

Ai ka thënë se qytetarët që po shkojnë në Shqipëri po e bëjnë një protestë të heshtur kundër Qeverisë Kurti.

Shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Protestate ne heshtje kunder mbylljes Kurti

Qeveria Kurti, pa asnje studim, pa asnje logjike, e mbylli Kosoven ne karantine, per ta shkaterru deri ne palce ekonomine e shkaterruar te vendit. Duke e ditur qe ne nuk prodhojme asgje, edhe makiaton e bejme me qumshte slloven, Albin Kurti i mbylli restorantet, kafeterite, hotelet, nga te cilat jeton popullata e ketije vendi.

Duke pas ne krye te vendit nje shtab menaxhues teper te dobet, i cili nuk ka guximin me thane te verteten, se nga 2000 viktima nga Covid-19, 1900 kane pasur semundje anesore, ne e mbyllem nje vend me varferi ekstreme, papunesi ekstreme.

Pse keta expertate e Covidit nuk guxojne me thane publikisht qe 60 perqin e popullates tani me veq e kane kaluar? Pse nuk guxojne me thane se i vetmi shpetim eshte sigurimi i vakcines, mirepo kryeministri dhe ministrate jane ne fushate neper Shqiperi, per me rrexu Edi Ramen, qe veq po e forcojne.

Krejte ata njereze qe po ikin per Shqiperi, po e bejne nje proteste te heshtur dhe te kulturuar kunder qeverise Kurti, i cili hallet e vendit “po i zgjidhe” me poezi dhe fushate neper Shqiperi…!!!