Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për intervistën e presidentit Hashim Thaçi i cili ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha e quajti argat të Serbisë.

“Rugova kurrë nuk e ka falur Berishën. As dorën nuk ia ka zgjatë. Madje sa ishte ai gjallë, nuk e lejoi të hynte as në Kosovë. Prandaj mesoni ngapak nga Rugova”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë:

Pse e konsideroje Rugoven burrshteti?

Ka pase durim deri ne qiell, ama atyre qe u ka rene vize, kurr me nuk i ka fale.

Sot e lexova nje interviste te presidentit Thaçi rreth Sali Berishes. Tha qe ka qene argat i Millosheviçit, edhe prap e ka falur. Ky eshte gabimi me kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limes, e shume te tjereve.

Rugova kurre nuk e ka falur Berishen. As doren nuk ia ka zgjate. Madje sa ishte ai gjalle, nuk e lejoi te hynte as ne Kosove. Prandaj mesoni ngapak nga Rugova. Nuk eshte turp. Nese e ke bindur Rugoven se dikush ka qene argat i Serbise, ky person ka qene i vdekur per te, e kunderta eshte me personat e lartpermendur. Keta ne fakt kane qene streha dhe mburoja e argateve te Beogradit. Keta njerez edhe i kan faktorizu, edhe i kane instalu neper pozitate me kyqe te shtetit te Burdushit…!!!