Ridvan Muharremi

Zeka publikon fotografi të Kurtit me “Ridin”, mikun që ia arrestuan

Ridvan Muharremit, pronarit i furrës/restaurantit “Bukë e zemër”, i cili dje u arrestua dhe sot iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, analisti Milaim Zeka ia nxorri një fotografi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lokalin e tij, ku dje edhe u prangos.

“Ridi” tashmë për shumë kënd është bërë i stërnjohur si “njeriu i Kurtit”, të cilit i besohen edhe sekrete shtetërore, e madje i jepen punë shtetërore, ndonëse është njeri privat, siç ishte rasti i fundit për çka edhe u arrestua, për blerjen e vajit për rezervat shtetërore.

Kurti dje i doli implicit në mbrojtje “Ridit” por pa e përmendur as atë e as vajin për të cilin personalisht Muharremi ishte angazhuar, dhe për të cilin mall janë paguar rreth 300 mijë euro një kompanie polake e cila s’e ka sjellur asnjëherë.

Ishte një biznemesmen nga Gjermania me emrin Ndue Gjinaj, ai i cili ka folur publikisht në një intervistë me Nacionalen, për rolin që ka “Ridi” dhe për afërsinë që ai gëzon me Kurtin.

Madje Gjinaj thoshte se persoanlisht Ridvan Muharremi i ka thënë disa herë se Kurti e pyet shpeshsherë “Ridi, ku është vaji?”