Zeka paralajmëron se do të ketë arrestime në Qendrën e Numërimit, ja kush bëhet deputete e re

Ish-deputeti dhe ish-gazetari, Milaim Zeka ka thënë se priten arrestime në Qendrën e Numërimit dhe kandidatja Albana Bytyqi do të bëhet deputete, shkruan Ballkani.info.

Zeka përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Arizoni që del si emër në video incizimin e publikuar në media, sipas burimeve të tij, ka një emër tjetër.

Ai tutje ka shkruar se “Arizoni” përmes disa zyrtarëve të lartë politik, ka hyrë në Qendrën e Numërimit me një kartel identifikuese falloc dhe policia e Kosovës bashkë me prokurorinë e dinë një gjë të tillë.

Sipas Zekës, shumë komisioner duhet të arrestohen, sepse përmes manipulimeve të tyre vritet edhe vota edhe demokracia./Ballkani.info./

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Priten arrestime ne Qendren e Numerimit

Albana Bytyqi do behet deputete

Arizoni i cili del si emer ne videoinqizimin e publikuar nga Insajderi, sipas burimeve te mia te informacionit, ka nje emer krejte tjeter. Ai, permes disa zyrtareve te larte politik, ka hy ne Qendren e Numerimit me nje begj krejte fallc. Policia e Kosoves, bashke me prokurorin, e dine nje gje te tille.

Perplasjet kane ardhur pas dyshimeve te shprehura nga disa njereze qe kane aderuar se voni ne AAK, se po demtoheshin nga komisioneret e kesaj partie, dhe nga disa kolege te futur ne listate e deputeteve. Skandali eshte i thelle, edhe shume gjera do behen publike.

Njerezit brenda AAK-se flasin per keto manipulime, te cilat jane bere edhe me mbeshtetjen e disa deputeteve te vjeter.

Ish deputeteja e AAK-se, e cila fillimisht e akuzoi publikisht Meliza Haradinajn per ”manipulime”, sipas te gjitha gjasave do behet deputete. Pjesa e vazhdimit mbetete pune per policine, dhe prokurorine. Shume komisioner duhet arrestuar, sepse permes manipulimeve te tyre, vritet edhe vota, edhe demokracia…!