Zeka i bën thirrje publike Drejtorit të Policisë për të vepruar ndaj rasteve të abuzimit me të mitur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me rastin e abuzimit të vajzës së mitur në Drenas.

Zeka ka thënë se po të ishin në dijeni qytetarët e Kosovës, se 50% e hetuesëve të Policisë së Kosovës, prokurorëve, gjykatësve dhe avokatëve, kanë gisht në fshehjen e mijëra rasteve të tilla, përcjell Ballkani.info.

Deputeti nuk i ka lënë pa përfshirë këtu edhe politikanët e shtetit, duke thënë se ua kanë montuar qindra e mijëra raste njerëzve të pafajshëm, por i kan fshehur rastet sikurse të policit në Drenas.

‘Po të ishin në dijeni qytetarët e Kosovës për këto raste, ashtu sikurse jam unë, do të dilnin në rrugë për të protestuar e për ta filluar Vetingun në këtë vend’, ka shkruar Zeka.

Tutje, Zeka i ka bërë thirrje publike Drejtorit të Policisë, që të veprojë sa më shpejtë kundër kësaj kategorie të shoqërisë, duke thënë se kësi tipi të personave e ka të stërmbushur policinë.

Postimi i plotë:

Te dashur banore te Republikes te Kosoves

Me ba vaki e me dite ju sikurse une, se 50 perqind e hetueseve te Policise te Kosoves, bashke me gjysmen e prokuroreve te ketije vendi, bashke me gjysmen e gjykateseve dhe avokateve te ketije vendi, bashke me gjysmen e politikaneve te ketije vendi, ua kane montu qindra e mijera raste njerezeve te pafajshem, ndersa i kane fshehur mijera raste sikurse te ketij policit te Drenasit, ishit dale ne rruge per te protestu e per ta filluar Vetingun ne kete vend.

I beje thirreje publike Drejtorit te Policise: Vepro. Nisja. Kriminel te kategorise te ketije tipit e ke te stermbushur policine!!!