Zeka: Hashimi nuk është Atifete, ju ka dalë Atifet

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka, ka kritikuar deputetët e PDK-së, duke thënë se kanë bërë gabim kur e kanë votuar Presidentin Hashim Thaçi.

“Hashimi nuk është Atifete, ju ka dalë Atifet. Por nuk është e mundur që gjithmonë të diskutohet kundër Presidentit, sepse ky inat nuk është kundër Presidentit aktual, por kundër individit” ka thënë deputeti Zeka.

Deputeti Zeka ka vazhduar të kritikojë Kuvendin e Kosovës, duke thënë se këtu jemi për të bërë cirkus, pasi që asgjë nuk jemi duke bërë për qytetarët.

“Këtu jemi për cirkus, nuk kemi bërë veting sa e sa vite dhe s’kemi pse e kemi inat Hashim Thaçin, pasi që nëse dikush nga SHBA dhe BE nuk do t’a mbështeste ridizajnimin e kufijve, Thaçi nuk do të guxonte ta përmendtë këtë temë asnjëherë” përfundoi deputeti Zeka.