Zeka: Është e paarsyeshme që politikanët kosovarë të bartin armë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka thënë se është e paarsyeshme që politikanët kosovarë të bartin armë, edhe nëse kanë leje për to.

Ai theksoi se ata nuk kanë nevojë për këtë, pasi në Kosovë nuk janë të rrezikuar prej askujt, dhe sipas tij cilido politikan që e ndjen veten të rrezikuar është më mirë të lëshojë pozitën sesa të bartë armë.

“Arsye tjetër për mos-nevojën e bartjes së armëve nga politikanët është vet fakti se truprojat e tyre janë të armatosur, të rregulluar me rregullore të veçantë, përfshirë këtu truprojat e presidentit, kryeministrit e krye-parlamentarit”, ka thënë ai./rtv21