Zeka: Do të votoj kundër shpërndarjes së Kuvendit

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka në një prononcim për T7 para fillimit të seancës për shpërndaren e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se do të votojë kundër shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë.

Ai ka thënë se vota e tij do të jetë kundër.

“Unë do të votoj kundër shpërndarjes së Kuvendi të Kosovës, sepse qysh tash kanë filluar lojërat politike që i bëjnë PDK-ja, LDK-, AAK-ja e të tjeret” ka thënë Zeka.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet do të duhet të mbaheshin pranverës e 2020-tës dhe deri atëherë të ishte një qeveri tranzitore.

“Kosovës iu kanë nevojitur zgjedhjet pranverën e vitit të ardhshëm, dhe një qeveri tranzitore të funksiononte deri në zgjedhje. Këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të flliqta në Kosovë sepse qysh tani partitë kanë filluar të shpenzojnë miliona euro për blerje të votës” ka thënë Zeka.

Milaim Zeka është shprehur se i vjen turp që ka qenë pjesë e kësaj legjislature.

loading…