Milaim Zeka ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk mund të kontrollohet nga askush.

Ai ka thënë se Osmani nuk mund të kontrollohet as nga kryeministri Albin Kurti.

“Vjosa Osmani nuk i përket Lëvizjes Vetëvendosje, ajo është e pakontrollueshme dhe nuk mund të kontrollohet nga Albin Kurti dhe Qeveria. Vjosën ka mundur ta kontrolloj deri në momentin që ajo i morri 71 vota. Ajo nuk mund të kontrollohet nga askush”, ka deklaruar ai ne t7.

Zeka ka thënë se dje me zgjedhjen e Osmanit në pozitën e presidentes, ka fituar demokracia.

Përndryshe, ai ka kritikuar të gjithë politikanët që sipas tij nuk kanë kërkuar asnjëherë falje për gabimet që kanë bërë.