Zeka: AAK-ja do ketë ngritje, ka listë shumë të mirë garimi

Ish-deputeti dhe analisti, Milaim Zeka ka thënë se lista e AAK-së është një prej listave më të mira në zgjedhjet e 14-shkurtit.

Zeka tha se AAK-ja edhe sipas sondazheve edhe në zgjedhje do të ketë ngritje, pasi që ka një listë të mirë për garën e 14-shkurtit, transmeton Ballkani.info.

Analisti këto deklarata i bëri në një lidhje direkte në “Imazh” të RTK-së.
Tutje ai tha se është e pamundur që LVV-Vjosa të marrin edhe presidentin edhe Qeverinë./Ballkani.info./