Anëtari i AAK-së, Argjend Zejnaj i ka reaguar deputetit të VV-së, Dimal Basha, i cili mori guxim që në vend të Albin Kurtit t’i ‘përgjigjet’ liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj për letrën drejtuar kryeministrit që mos ta heqë taksën ndaj Serbsë.
“Ruaje zot Kosovën tonë, se disa axhami që po udhëheqin “nuk dijnë” e nuk duan t’ia dijnë për të. Ramushi ndoshta nuk e ka fituar betejen elektorale, por si gjithmonë do ta fitojë luftën në mbrojtje të vendit tonë, që është shtëpi edhe e këtyre axhamive që nuk duan t’ia dijnë sot për të, por që ju “erdh dita” për ta demoluar”, ka shkruar Zejnaj.







