Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se ministri Hekuran Murati, ua ka ndalur bukën mijëra punëtorëve dhe familjeve të tyre.

Kuçi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Murati u vendos në front, në “luftën” e Kurtit ndaj punëtorëve.

“Fati që e pret ministrin Murati është ai i Arben Vitisë, por para se të digjet politikisht meriton atë që i’a ndali punëtorëve: miell”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Kuçit, pa ndërhyrje:

MIELL PËR ATA QË U’A NDALËN BUKËN PUNËTORËVE

Si vegël e Kurtit, ministri Murati u’a ndali bukën dhjetëra mijëra punëtorëve dhe familjeve të tyre.

Në luftën e Kurtit ndaj punëtorëve dhe për nënshtrimin e sindikatave, ministri Murati u vendos në vijën e parë të frontit nga ku po zhvillon luftën e paskrupullt me ndaljën e pagave në kohën kur edhe ajo pagë nuk mjafton për t’i përballuar rritjet e çmimeve.

Fati që e pret ministrin Murati është ai i Arben Vitisë, por para se të digjet politikisht meriton atë që i’a ndali punëtorëve: miell.