Zëdhënësja e PSD-së: Maqestenës iu gjet armë, ai fillimisht e lajmëroi Policinë e Kosovës

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka folur në lidhje me arrestimin e dy qytetarëve nga autoritetet serbe, ku njëri ndër ta është anëtari i PSD-së, Blerim Maqestena, raporton Ballkani.info

Ajo ka thënë se Blerim Maqestena së bashku me shokun e tij, fillimisht e ka lajmëruar Policinë e Kosovës së pa dashje kanë hyrë në territor të Serbisë. Ajo ka konfirmuar se Maqestena ka pasur një armë me vete, për të cilën thotë se e ka pasur me leje të Kosovës.

“Ata kanë dalë së bashku me shokun e tij dhe rastësisht nga mjegulla kanë hyrë në territor të Serbisë. Fillimisht ata e kanë lajmëruar policinë e Kosovës, ku këta të fundit e kanë lajmëruar Policinë serbe, ku më pastaj i ka arrestuar dhe dënuar për hyrje ilegale në territortor të Serbisë. Fillimisht është shqiptuar masa prej 30 ditësh me paraburgim, ku më pastaj do të dal sërish para Gjykatës dhe të merret vendimi”, tha ajo, teksa shtoi se kjo gjë mund t’i ndodh secilit që kalon andej pari.

Kuçi ka kritikuar autoritetet kosovare, për siç tha ajo mungesë të reagimit.

“Ne po presim që krerët e shtetit të bëjnë një ndërhzrje cfarë nuk është bërë. Të përdorën të gjitha mundësitë diplomatike dhe Blerimi të kthehet në Kosovë dhe mos ta lejojnë që Serbia të na përdorë si dorë të dytë”, tha ajo pë RTK.

Ajo ka thënë se me të ndodhur rasti, kanë kontaktuar familjen e tij.