Zëdhënësi i VV-së tregon se e ‘vërteta’ e oborrit qeveritar thuhet në portalin e afërt me Haki Abazin

Portali i afërt me Haki Abazin, zëvendëskryeministër i dytë i Kosovës, sot ka publikuar një lajm “ekskluziv”, lidhur me bisedimet e Albin Kurtit me Richard Grenell dhe Robert O’Brien.

Këtë lajm e ka publikuar edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Kjo është e vërteta, të tjerat i shërbejnë tjetër kauze”, ka shkruar Manxhuka.

Në këtë shkrim të Kallxo.com, po ashtu tregohet se Kurti ka biseduar edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien.

Ndonëse këto informata portali Kallxo.com thonë se i kanë siguruar nga një burim i zyrës së kryeministrit, ato duket se janë siguruar nga zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cili një gjë të tillë, e tha para pak minutash edhe në emisionin Debat Plus.