Zëdhënësi i VV-së: Fitorja do të jetë madhështore

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka thënë se fitorja e kësaj partie do të jetë madhështore.

Ai ka reaguar në Facebook pas vendimit të PZAP-së për moscertifikimin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin.

“Një sistem i tërë përballë të drejtës së pashmangshme. Prandaj fitorja do të jetë madhështore”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.