Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Putinit në vijë me Vuçiqin për sulmin terrorist serb në veri të Kosovës

“Kremlini e konsideron përkeqësimin e situatës në Kosovë si shumë komplekse dhe potencialisht të rrezikshme dhe po e monitoron nga afër”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Ballkani.info.

“Situata është shumë komplekse. Në situatën në Kosovë shohim paragjykime tradicionale ndaj serbëve, është një qasje tradicionale dhe e pabalancuar. Situata është me të vërtetë shumë e tensionuar dhe potencialisht e rrezikshme, ne po e monitorojmë me shumë kujdes”, tha Peskov, siç raporton TASS.

Ai tha se nuk ka koment për incidentin në manastirin ortodoks të Banjskës në veri të Kosovës, por theksoi se “ka vërejtur provokime të rregullta ndaj serbëve në rajon”.

“Por fakti që shumë shpesh organizohen provokime të ndryshme kundër serbëve nuk është sekret për askënd”, tha Peskov. /Ballkani.info/