Zëdhënësi i Pentagonit, Kirby: Në mesin e viktimave ka edhe amerikanë pas sulmit në Kabul

Dy sulme të ndara kanë ndodhur jashtë Aeroportit të Kabulit, ku pas raportimeve të para thuhet se kanë ndërruar jetë 11 persona.

Në mesin e viktimave ka edhe amerikanë, ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.

“Ne mund të konfirmojmë se shpërthimi në Portën e Abacisë ishte rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në një numër viktimash amerikane dhe civile. Ne gjithashtu mund të konfirmojmë të paktën një shpërthim tjetër në ose pranë Hotel Baron, një distancë të shkurtër nga Abbey Gate”, ka shkruar Kirby në Twitter.