Zëdhënësi i PDK’së: Glauk Konjufca, kjo rrotë rezervë e përhershme e Albin Kurtit

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka thënë se Glauk Konjufca, është një rrotë rezervë e përhershme e Albin Kurtit.

Bytyçi ka shkruar se Albin Kurtin nuk e kanë bindur as sulmet e Glauk Konjufcës ndaj institucioneve të pavarura për ta bërë bartës të listës së VV’së.

Ai ka thënë se Kurti nuk dëshiron numër dy, por vetëm aj dhe të tjerë, që sipas tij Konjufca është tek të tjerët.

Postimi i plotë nga Bytyçi:

Glauk Konjufca, kjo rrotë rezervë e përhershme e Albin Kurtit.

Siç duket as sulmet e Glaukut ndaj institucioneve të pavarura e as paraqitjet e tij nën nivelin e zakonshëm, nuk e kanë bindur liderin e tyre që Glauku të jetë bartës i listës.

E natyrshme, liderët autoritarë nuk kanë numër dy, për Albinin vlenë parimi i vetëm: Unë, unë dhe vetëm unë, e pastaj të tjerët. Glauku bën pjesë tek të tjerët.