Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka shkruar se Albin Kurti paska vendosur të dal në televizion ku skenarët e pyetjeve janë të gatshme.

Bytyçi ka shkruar se Kurti do të dal përball disa analistëve ku skenar i pyetjeve është i gatshëm si i llojit “z. Kurti a është shiu më i mir për grurin apo bora?”.

Kujtojmë se Kurti do të dal sonte në Tv Dukagjini.

Postimi i plotë:

Albin Kurti me javë të tëra i ka ikur debatit me prof. Enver Hoxhaj.

Sot, në ditën e fundit e paska vendosur që të dal “përball” analistëve, sigurisht me një skenar të gatshëm e me pyetje të llojit z. Kurti a është shiu më i mir për grurin apo bora?

PDK134 po garon më një program të realizhueshëm, me një plan për #Rimëkëmbje për Kosovën dhe me një kandidat të përgaditur.
HoxhajKryeministër është zgjedhja më mirë për qytetarët e Kosovës.