Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar pasi Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u ndaluan nga serbët në veri të Mitrovicës dhe u detyruan të largohen.

“Sot në veriun e Kosovës Albin Kurti u takua me real politikën. Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri. Një përkujtim për të gjithë se poezitë e fjalët e madh nuk kryejn punë kur nuk ke zemër e guxim. Frikacak!”, ka shkruar Bytyçi.

Gjatë vizitës së sotme të kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe u.d Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në kë pjesë.

Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri.