Zëdhënësi i PDK-së ia jep Kurtit “argumentin” që po e kërkon

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, e ka thënë atë që kryeministrit Kurti i nevojitët më së shumti si “argument politik” për ciklin e krizave që është përfshirë për shkak të paaftësisë qeverisëse. 

Abdullahu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është duke u bërë gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Ne jemi duke u bërë gati për ta rrëzuar këtë Qeveri”, tha ai në Tëvë 1.

Ndryshe, analistë të afërt me Vetëvendosjen, ka kohë që janë duke u munduar të ndërtojnë insinuata se po përgatitet rrëzimi i Qeverisë Kurti, në kohën kur kjo qeveri po e përdor viktimizimin politik si arsyetim të dështimeve në qeverisje.