Zëdhënësi i PDK-së: Do garojmë me figura të pastërta, pa aktakuza e dënime

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që në zgjedhjet të cilat do të mbahen me 14 shkurt, të garojë me figura të pastërta, pa aktakuza e dënime.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, theksoi se partia e tij do të garoj me fytyra të reja.

“Gjithsesi, PDK do të garoj me listën më të mirë, me fytyra të reja, e mbi të gjitha me figura të pastërta pa aktakuza dhe dënime”, bëri të ditur Bytyçi për “Zërin”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që fushata zgjedhore për partitë politike për zgjedhjet e parakohshme të zgjasë 10 ditë, nga data 3 shkurt e deri më 12 shkurt.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar që zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbahen më 14 shkurt.