Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti përmes Albulena Haxhiut po i sulmon ushtarët e UÇK-së në Hagë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka reaguar pas paralajmërimit të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se do të publikohen shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

“Këtë mundësi të mbrojtës së barabartë dhe pafajësinë e eskponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po e sulmon Albin Kurti përmes ministres së saj të Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, vendimi është i panevojshëm, dashakeq dhe i rrezikshëm për mbrojtjen e të akuzuarve. Në emër të transparencës, sot po sulmohet me vetëdije edhe dinjiteti i ushtarëve dhe themeluesve të UÇK-së që gjinden në Hagë.

Gjithmonë kam menduar se ushtarët tanë të lirisë, do të duhej të shqetësoheshin vetëm për akuzat që kanë burim raportin e Dick Martyt, aty-këtu edhe ndonjë gënjeshtër nga Serbia, por asnjëherë nuk e kam pritur që ushtarët e UÇK-së do të sulmohen në këtë formë, nga zyrtarët shtetëror të Kosovës, e sidomos tani kur janë në burg”, shkruan Bytyçi.

Reagimi i plotë:

Fondi për mbrojtjen e të akuzuarve, ishte themeluar me qëllim që të akuzuarit potencial të mbrojnë vetën duke pasur mundësinë për një proces të drejtë e të barabartë.

Dokumentacioni përcjellës dhe shpenzimet e mundshme ishin klasifikuar sekret me një procedurë të qartë ligjore. Ky klasifikim vlen vetëm për një periudhë të caktuar, pra, shpenzimet dhe çdo dokument për secilin të akuzuar, do të bëhej publike pasi procesi të këtë përfunduar, jo vetëm shpenzimet por edhe dokumentet përcjellëse do të bëheshin të qasshme.

Arsye se pse do të duhej të ndodhte kështu, është për shkak të natyrës së punës që kanë avokatët mbrojtës, hetuesit privat, ekspertët e ndryshëm dhe në përgjithësi ekipi mbrojtës. Mbajtja konfidenciale e këtyre gjërave bazohet edhe mbi të drejtën e mbrojtjes për mjete mbrojtëse të barabarta. Mos të harrojmë se prokurori i dhomave të specializuara, ka në dispozicion një buxhet prej dhjetëra miliona euro, e mos të flas për kapacitetet humane në divizionin e tyre. Më e rëndësishmja, ligji për këtë fond dhe udhëzimet administrative ishin hartuar në koordinim të ngushtë me vendet e BE-së, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Këtë mundësi të mbrojtës së barabartë dhe pafajësinë e eskponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po e sulmon Albin Kurti përmes ministres së saj të Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, vendimi është i panevojshëm, dashakeq dhe i rrezikshëm për mbrojtjen e të akuzuarve. Në emër të transparencës, sot po sulmohet me vetëdije edhe dinjiteti i ushtarëve dhe themeluesve të UÇK-së që gjinden në Hagë.

Gjithmonë kam menduar se ushtarët tanë të lirisë, do të duhej të shqetësoheshin vetëm për akuzat që kanë burim raportin e Dick Martyt, aty-këtu edhe ndonjë gënjeshtër nga Serbia, por asnjëherë nuk e kam pritur që ushtarët e UÇK-së do të sulmohen në këtë formë, nga zyrtarët shtetëror të Kosovës, e sidomos tani kur janë në burg.

Historia ka një emër të veçantë për këta njerëz, por unë sot do të jem më i rezervuar karshi kësaj pabesie, mirëpo kjo shoqëri nuk do të harrojë që sulmet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe historisë së saj erdhën edhe nga disa zyrtarë shtetërorë që në emër të “transparencës” po ja bëjnë argatin armiqve të historisë sonë dhe luftës sonë çlirimtare.