Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë: Kosova ka disa përparësi ndaj shteteve tjera në përballje me coronavirusin

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka folur për masat që shteti ka marrë për t’u përballë me koronavirusin.

Hoti, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se kapacitetet për pandemi si koronavirusi Covid-19 përbëjnë sfidë për çdo shtet.

“Megjithatë mund të themi se Kosova ka kapacitete solide për t’u përballë me pandeminë”, tha ai.

Zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se Kosova ka disa përparësi në krahasim me disa vende tjera.

Ai thotë se Kosova është përballë edhe me Gripin e Derrit në vitin 2010 dhe në atë kohë është bërë një menaxhim i mirë.

“Gjithashtu ne për çdo vit kemi raste të prekura nga ethet hemorragjike [rriqrat] dhe gjithë ajo eksperiencë na ka shërbyer për t’u përgatitur edhe për këtë vit për koronavirusin”.

Duke folur për kapacitetete  Kosovës, Hoti thotë se Klinika Infektive në QKUK ka 120 shtretër ndërsa 40 prej tyre janë të lidhur me oksigjen qendrorë.

Ai thotë se edhe reparti i Mjekimit Intensiv ka gjashtë shtretër për rastet shumë të komplikuara.

“Megjithatë varësisht nga numri i të paraqiturve mund të ketë riorganizim të reparteve tjera”.

Zëdhënësi i MSH-së thotë se Parku i Biznesit në Prizren [ish-baza e KFOR-it gjerman] dhe qendra e azilkërkuesve në Vranidoll.

Hoti thotë se nuk bëhet fjalë që ndonjë pacientë nga Shqipëria që është infektuar me koronavirus do të vijë në Kosovë.

Ai thotë se vetëm ata pacientë që trajtohen me dializë, mund të lëvizin nga Bajram Curri drejt Gjakovës.