Zëdhënësi i KQZ-së: Janë rinumëruar 1034 vendvotime apo 73.49%

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezit ka thënë se vetëm deri në orën 16 të ditës së sotme, e enjte, janë rinumëruar 65 vendvotime.

“Në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1 034 apo 73.49%. Në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime si dhe kryen të gjitha procedurat tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi për Ballkani.info.

Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë të dielën, derisa KQZ-ja mund t’i certifikojë rezultatet e 6 tetorit javën e ardhshme. /Ballkani.info/