Zëdhënësi i KEDS-it: Mos iu besoni rrenave se Kosova është në terr

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka reaguar në lidhje me raportimet se ka ndalje të energjisë elektrike në disa zona të Kosovës.

Buzhala përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në tërë Kosovën ka energji elektrike dhe se të gjitha spekulimet janë gënjeshtra, njofton Klankosova.tv.

“Kur po e shoh Facebookun ta merr mendja krejt Kosova eshte ne terr. Veç po e zgjati kryte ne dritare dhe po shoh drita gjithandej. Edhe monitorimi online i KEDS’it me thote qe krejt Kosova ka rryme. Mos iu besoni rrenave”, ka shkruar Buzhala.