Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ia ka dhënë një propozim konkret Qeverisë së Kosovës në lidhje me çmimet e peletit.
Ai ka shkruar në facebook, se do të ishte mirë që shteti t’i mbushë dy anije të mëdha me pelet dhe t’i sjell nga vendet që e kanë më lirë.
Ato sipas Buzhalës, do të duhej t’i shiste pa fitim për ta zgjidhur problemin e ngrohjes.







