Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili do t’i hyjë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Xhemaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar se do t’i përfaqësoj vullnetin e qytetarëve dhe jo vetëm të Anamoravës.

“Kësaj gare po i hy me bindje të plotë që do ta përfaqësoj vullnetin e qytetarëve të jo vetëm Gjilanit e Anamoravës por të tërë Kosovës, por me theks të veçantë të brezit tim. E kisha për nder që kaq vite të jem pjesë e një ekipi të mrekullueshëm të Aleancës, si në grupin parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe si Zëdhënës i partisë tash e dy vjet. Të gjithë e dinë që Aleanca funksionon si familje e madhe, mbi parime e vlera që i ndajmë bashkë edhe kur jemi pozitë edhe kur jemi opozitë, pa lëvizur nga binaret e lojalitetit ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, ashtu sikurse e duam të gjithë, të fortë, të rreshtuar drejt dhe shtëpi të të gjithëve”.

“Të qenurit në familjen e madhe AAK, e trashëgoj edhe nga babai im Selami Xhemaili, i cili që nga themelimi i AAK-së në Gjilan ka bartur përgjegjësi të ndryshme, dhe gjitha detyrat i ka kryer me nder”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: