Zëdhënësi i AAK-së: Kurti bëri pazare me ‘Listën Serbe’

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka ka reaguar ndaj marrëveshjes së Albin Kurtit me Adem Hoxhën. Blaka tha se po bëhen pazare edhe me ata që nuk duhet bërë.

Ai u shpreh se pavarësisht emrave që ata mund t’i kenë Fadil, Adem apo si do që të jetë ata janë pjesë e grupit parlamentar “srpska lista”.

Postimi i plotë:

E paskan bo pazarin me “Srpskan”. Jashta qatyne zv.ministrave kushedi çka paskan shtu në kandar. Për pak kohë ju del arpalloki! E tana thojshin qe neokomunistat nuk bojn pazare. Bojn bojn! Besa edhe me ata që s’duhet me bo. Ndoshta i kanë emrat Fadil e Adem, po janë pjesë e grupit parlamentar “srpska lista”.