Zëdhënësja e Aeroportit ka një lutje për personat që kanë fluturime pas datës së anulimit në Kosovë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka konfirmuar anulimin e  fluturimeve sipas vendimit të Qeverisë “Kurti”.

Zëdhënësja për media, Valentina Gara tregoi se duke filluar nga nesër 13.03.2020 nga ora 15:00 të gjitha fluturimet NGA destinacionet e poshtëshënuara do të pezullohen/ndërpriten përkohësisht deri në vendimin e ardhshëm!

-Zvicër

-Gjermani

-Francë

-Itali

Ajo ka lutur të gjithë që për detaje tjera të flurimit, pas kësaj date, të kontaktojnë me kompanitë ajrore relevante.