Zeçeviq: Ka gjasa të mira që Kosova të mos pranohet në Interpol

Gjasat që Kosova të mos pranohet në organizatën botërore policore, Interpol, janë të mëdha, deklaroi Sllobodan Zeçeviq nga Instituti serb për Studime Evropiane, transmeton Gazeta Exepress.

Sipas tij, ekzistojnë më shumë arsye për refuzimin e kërkesës së Kosovës, e një prej tyre është se ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Në të shumtën e rasteve pranimi në KB pasohet me hyrjen në këto organizatat tjera, siç janë Interpoli dhe UNESCO-ja”, deklaroi Zeçeviqi për Radiotelevizionin e Serbisë.

Për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në organizatën botërore policore do të votohet të martën, 20 nëntor, në Samitin që filloi sot në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.