Zbuloni kancerin me vetëm një analizë gjaku

Hulumtimet kanë zhvilluar një metodë shumë të lehtë për të detektuar disa lloje të kancerit, përfshirë këtu kancerin e mëlqisë dhe pankreasit ne faza shumë të hershme. Në të ardhmen mjekët do të jenë në gjendje të përdorin këtë metodë tek pacientët dhe te zbulojnë kancerin ende pa dhënë ndonjë simptomë

Testi quhen ‘fara e kancerit’ , dhe përdorë një analizë e cili detekton disa komponentë të gjakut të cilët konsidorohen si shenja të hershme të kancerit. Këta komponentë përfshijnë 16 gjene përgjegjëse për tumore, dhe 8 proteina.

“Vizioni jonë është që një pacient të ketë mundësi ta kryej këtë analizë sikur kur bën një kontroll rutinë për kolesterolin apo shtypjen e gjakut,” thotë Joshua Cohen autori i këtyre hulumtimeve. Ky test do të jetë në gjendje të zbulojë edhe kancerin e lukthit, ezofagut, pankreasit dhe mëlqisë të cilët deri tani nuk kanë patur mundësi të zbulohen në faza të hershme.

Testi përdorë një ‘intelegjencë artificiale’ për të analizuar kombinimin e gjeneve dhe proteinave përkatëse me anë të markerëve nga mostra e gjakut duke arritur të përcaktojë llojin e tumorit. Nëse ky test rezulton me probleme në lukth, atëherë doktori sugjeron një endoskopi për të konfirmuar praninë e një tumori.

Hulumtimet përdorën afër 1000 pacientë me kancer, të cilët tanimë e dinin llojin e kancerit dhe e aplikuan këtë test tek ta. Testi rezutoi I saktë në mbi 69% të rasteve.

“Nëse këto hulumtime vazhdojnë, dhe ky test arrinë të aplikohet tek njerëzit, atëherë do të mund të bëhet diagnostikimi i kancerit, ende pa patur asnjë simptomë, dhe rrjedhimisht do të shpëtohen shumë jetë njerëzish.”