Zbulon se është shtatzënë, por gjatë vizitave gjinekologjike vjen diagnoza që i shpëtoi jetën

Zbuloi se ishte shtatzënë duke u ndjerë gruaja më e lumtur në botë! Katie Bennett, një vajzë e re angleze që jeton në West Yorkshire, u lumturua pafund, ku pas martesës me Tom, zbuloi se ishte shtatzënë.

Por gjatë një vizite gjinekologjike, erdhi diagnoza shokuese, Katie kishte një tumor.

Gjatë vizitave të para, për të parë fëmijën, mjekët vunë re disa anomali, fëmija ishte mirë, por 29-vjeçarja kishte një tumor në fshikëzën e urinës.

Teksa ishte vetëm 12 javëshe shtatzënë në muajin shkurt të vitit 2018, gruaja iu nënshtrua një ndërhyrje delikate kirurgjikale, për të hequr tumorin.

Për të shmangur dëmtimin e fetusit, anestezia u bë lokale dhe nuk u praktikuan terapi të tjera, me shpresë se kaq mjaftonte.

Fatmirësisht vogëlushi erdhi në jetë i shëndetshëm, por pas lindjes, Katie iu nënshtrua një ndërhyrje tjetër kirurgjikale dhe kimioterapisë.

Gjatë periudhës së gjatë të kurave, erdhi lajmi i bukur, sëmundja ishte zhdukur dhe tashmë ajo do mund të shijojë rritjen e vogëlushit e qetë.

Për Katie, ardhja në jetë e vogëlushit Oscar ishte një bekim, pasi pikërisht gjatë vizitave të shtatzënisë, u bë zbulimi në kohë i tumorit, duke i shpëtuar jetën.

loading…