Ish -presidenti afgan,  Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi të dielën kur talebanët e morën në kontroll  Kabulin është duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas CNN për arsyet humanitare Ghani dhe familja e tij janë strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij në vend për arsye humanitare,” thanë nga MPJ-ja e Emirateve të Bashkuara Arabe për  CNN.