Zbulohet vajza e cila ia ka rrëmbyer zemrën reperit Azet

Granit Musa i njohur me nofkën “Azet”,  është kthyer në një nga artistët më të pëlqyer në tregun muzikor gjerman e po ashtu edhe në atë shqiptar.

Ai është me prejardhje është nga Podujeva por që jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Gjermani.

Së fundmi është rikthyer në Kosovë, por kësaj radhe nën shoqërimin e një vajze që duket se është partnerja e tij.

Sipas Prive, e dashura e re e Azet është Kaltrina Konxheli – ndonëse deri më tani emër i panjohur për publikun.

Thuhet se dyshja në Prishtinë kanë zbarkuar për dy arsye, për të kaluar kohë me familjen e artistit e po ashtu për të përfunduar edhe disa nga projektet e tij.