Zbulohet statuti i ri që do të miratojë Kuvendi i Berishës, kush do ta drejtojë PD-në?

Kulmi i Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha sot në “Air Albania” do të jetë miratimi i statutit të ri të PDSH-së.

Sigurohet dosja që i është vendosur në dispozicion çdo delegati me ndryshimet që do të miratohen në statut.

Qëllimi kryesor është shkarkimi i Lulzim Bashës. Pas hyrjes në fuqi të statutit të ri deri ne konstatimin e organeve të reja që do të jo më vonë se katër muaj, partia do të drejtohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit që do të përbëhet nga 15 personalitete.

Më pas parashikohet një zgjedhje e strukturave të reja nga baza në qendër dhe kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë.