Janë zbardhur detajet e vdekjes së reperes Lexii Alijai.
Muzikantja e re, emri i vërtetë i të cilës është Alexis Alijai Lynch, vdiq në fillim të këtij muaji nga një kombinim i alkoolit dhe ilaçeve, sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Hennepin.
Ajo ishte në moshën 21 vjeçe.
“Ajo vdiq për shkak të toksicitetit të fentanilit të përzier dhe etanolit”, konfirmoi ekzaminuesi mjekësor në njoftimin për shtyp të marrë nga Fox News.
Shkaku i vdekjes së Alijait u cilësua si një aksident. Ajo vdiq në 1 janar në hotelin “Loews Minneapolis” në 10:36 të mëngjesit të sotëm, konfirmohet në deklaratë.
Menjëherë pas vdekejes së reperes, yjet shkruan ngushëllime për Alijain
Reperja ishte nga Saint Paul dhe ishte pjesë e këngëve të reperëve Drake, Meek Mill, Nas, e të tjerë.
Ajo lansoi albumin e saj të parë me titull “Growing Pains” në shtator 2017.







