Zbulohet shkaktari i helmimit të rreth njëqind personave në një qebaptore në Drenas

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konstatuar se helmimi i rreth njëqind personave në Drenas ka ardhur nga ushqimi në një qebaptore në këtë komunë.

Në rezultatet e këtij instituti del që në pothuajse të gjitha ushqimet ka pasur baktere të cilat kanë ndikuar në helmim.

Pasi që i ka pranuar rezultatet, Komuna e Drenasit, këtë rast do ta procedojë në Prokurori.

Drejtoresha e Inspektoratit, Aurora Berisha, ka thënë se lokali do të mbetet edhe më tej i mbyllur.

Megjithatë, pronari i këtij biznesi, Labinot Brahimi, ka thënë se ndihet keq për këtë që ka ndodhur.

Të mërkurën e javës së kaluar, rreth njëqind persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas dhe QKUK, me simptoma të helmimit për shkak se ishin ushqyer në lokalin e njëjtë të kësaj komune.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=84&v=CDIiQpRGVeI