Lufta 45 ditëshe në Nagorni-Karabakh, ka zbehur fuqinë e Vladimir Putinit edhe në aspektin propagandistik. Propaganda ruse tenton t’i paraqesë armatimet ruse si të sofistikuara. Kjo propagandë ishte bërë edhe për tankun rus T-72, për të cilin ishte thënë se është modifikuar duke i vendosur pajisje të teknologjisë së fundit. Edhe në mediat serbe këto tanke ishin lavdëruar shumë. Serbia ka marrë nga rusët dhjetë tanke të tilla.
Propagandës ruse i janë dashur disa vite për të paraqitur tankun T-72 si një ndër më të sofistikuarit, por kishin mjaftuar vetë 45 ditë konflikt në Nagorno-Karabakh, që të rrënohet e gjithë propaganda ruse.
Ushtria Armene e cila është e armatosur me tanke ruse T-72, gjatë luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakh ka humbur një numër të madh të këtyre tankeve ruse. Kjo kryesisht ka ndodhur nga sulmet e dronëve turk “Bayraktar” dhe jo në luftime të drejtpërdrejta.
Ekspertët kanë ardhur në përfundim se pjesa e sipërme e tankut rus T-72 është “thembra e Akilit”, pasi që blinda e sipërme është shumë e hollë, çka nuk mund ti rezistoj raketave të shkrepura nga dronët.
Si pasojë e cenueshmërisë nga lartë, Ushtria Armene ka humbur mbi 100 tanke e mjete të blinduar, sisteme raketore dhe pajisje tjera ushtarake, kryesisht prodhim rusë. Humbjet e Ushtrisë armene nëse i kthejmë në vlerë monetare, vlera e tyre shkon mbi 4 miliardë dollarë.







