Zbulohet një bisedë e moçme mes Sami Lushtakut dhe Adem Demaçit

Behxhet Shala, ish- i burgosur politik ka folur për akvitetin e Adem Demaçit. Në Frontal të T7 Shala ka folur edhe rreth saj nëse ka pasur kontakte në mes të Demaçit dhe Adem Jasharit.

Ai ka thënë se Demaçi ka qenë gjithmonë në rrjedha të UÇK-së, derisa ka zbuluar një telefonatë në mes të tij dhe Sami Lushtakut.

“Një herë kam qenë në banesë të baci Adem, edhe foli me Sami Lushtakun. Samia folke si me qenë në dasëm, ja boni baci o Sami shko bre vlla, ruajuni pak”, ka thënë Shala.

Derisa ka treguar edhe përgjigjen e Lushtakut i cili ka thana se “Naltë Zoti, poshtë tokë shqiptare, s’kem ku shkojmë, qa t’u shkru me u bo”, citohet të ketë thënë Lushtaku.

Shala ka thënë se Demaçi e ka takuar edhe Shaban Jasharin e Adem Jasharin. VIDEO (1h:05)