Zbulohet në Egjipt varri 4000 vjeçar shumëngjyrësh

Shkretëtirat e Egjiptit vazhdojnë të zbulojnë sekretet e një qytetërimi të lashtë magjepsës.

Dhe tani Ministria e Antikiteteve zbuloi një varr të ruajtur mirë me mbishkrime shumëngjyrëshe që datojnë më shumë se 4.000 vjet më parë.

Varri mendohet se i përket një zyrtari të quajtur Khuwy, fisnik gjatë dinastisë së pestë, një periudhë që përfshin shekullin e 25-të deri në shekullin e 24-rt para Lindjes së Krishtit.

Ministri i Antikiteteve Khaled al-Enani inspektoi varrin së bashku me një grup ambasadorësh të huaj dhe zyrtarë të tjerë.

Varri është pjesë e një nekropoli masiv në Saqqara, në jug të Kajros, dhe ra në sy për shkak të dizajnit të tij të veçantë.

Mohamed Mujahid, kreu i ekipit të gërmimit, thotë se varri është në formë L, me një korridor të vogël që të çon në një paradhomë.

Më pas ndodhet një dhomë më e madhe me mure të mbuluara me relieve të pikturuara që tregojnë se Khuwy të ulur në tryezë.