Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ta arsyetuar takimin Thaçi-Putin në Paris të Francës, kishte thënë se “nuk e di ku e ka marrë atë fotografi Thaçi, sepse Putin i kishte kthyer shpinën kur e kishte parë”.
Por, edhe kjo po del të jetë vetëm një deklaratë e pavërtetë e Vuçiqit.
“Isha i pranishëm në Arc de Triomphe, kur Putin i ktheu shpinën Thaçit dhe nuk e di se kur ka ndodhur ajo fotografi”, kishte thënë Vuçiq.
KosovaPress ka arritur të siguroj një fotografi të re Thaçi-Putin, pikërisht në Arc de Triomphe, aty ku Vuçiq thotë se Putin i kishte kthyer shpinën sapo e kishte parë se kush është.
Bashkëbiseda ndërmjet Thaçit dhe Putinit në këtë foto duket madje edhe shumë me e relaksuar dhe prapa vërehen edhe flamujt e shteteve, që le të nënkuptohet se ky ishte edhe një takim tjetër mes dy presidentëve.
Arc de Triomphe është sheshi ku liderët botërorë kanë qëndruar gjatë ceremonisë zyrtare.








