Zbulohet mashkulli që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën Eliona Pitarkës

Pas kërcimit të vlerësuar me plot 28 pikë nga juria e “Dance With Me” mbrëmjen e djeshme aktorja Eliona Pitarka për herë të parë bëri një deklaratë publike dashurie.

Meqë tangoja për të tha se është kërcim dashurie, këtë kërcim ajo vendosi t’ia dedikojë të dashurit të saj, për të cilin nuk tha nëse ishte në sallë apo jo.

Por ditën e sotme burime për “Iconstyle.al” kanë siguruar një foto të mashkullit që i ka vjedhur zemrën Elionës, të cilin deri tani aktorja e kishte mbajtur larg syve të publikut.

Ai është një djalë simpatik brun, i cili në foto ka pozuar me motrën e Elionës.

loading…