Zbulohet lista e yjeve veteranë të Italisë që do të zbresin në stadiumin “Air Albania”

Një organizim i veçantë do të mbahet në datën 10 janar në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania”.

Për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti, në fushën e lojës, do të zbresin, disa prej yjeve ndër vite të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë.

Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga ky organizim special do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”, u zbulua edhe lista e futbollistëve të Italisë që do të ishin prezent teksa bien në sy emra të njohur si De Biasi, Zambrotta, Pertota, Tomassi, Colonese…

Gjithashtu për sa i përket Shqipërisë, futbollisti i Tiranës, Andi Lila zbuloi se emra si Lorik Cana, Igli Tare, Ervin Skela, kanë konfirmuar pjesmarrjen dhe do të jenë në listën e Shqipërisë si futbollistë.