Zbulohet lidhja e Angelina Jolie me DJ e njohur

Pesë vite nga ndarja me Brad Pitt, Angelina Jolie ka gjetur një partner të ri. Bëhet fjalë për muzikantin amerikan, DJ e njohur si Diplo.

Burime nga mediat amerikane thonë se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një festë private në Los Angeles. Spekulimet u forcuan nga DJ, i cili publikoi fotografi duke shëtitur në mbrëmje, ndërsa në imazhe mendohet se shihej edhe Angelina.

Mësohet se aktorja tashmë ua ka prezantuar të dashurin e ri gjashtë fëmijëve të saj, të cilët kanë raporte të mira me Diplon.

Nga ana tjetër divorci i Angelina Jolie me Brad Pitt ende nuk ka përfunduar.

Avokatët kanë parashikuar se deri në përmbylljen e procedurës do të duhen vite, për shkak të shumës së madhe të parave që ata kanë investuar në bizneset e tyre.