Adelina Berisha ka qenë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës personale.

Përveç projekteve muzikore, këngëtarja e njohur gjithmonë e ka mbajtur larg syrit të mediave jetën e saj intime, prandaj publiku ka qenë shumë pak i informuar me lidhjet e saj.

Por, tashmë duket se kjo nuk është më enigmë, pasi sipas prive.al, Adelina është në lidhje me një djalë me emrin Denis Tolaj.

Kjo edhe nisur nga fakti që si Adelina prej kohësh ka vendosur shkronjën D në profil, ndërsa edhe ky i fundit mban inicialet e këngëtares në biografinë e tij.

Ndërsa, sa i përket karrierës, Adelina së fundi ka lansuar projektin e ri “Tradhtare” që e solli në bashkëpunim me Egzon.