Zbulohet kush është vrasësi që masakroi me thikë 21-vjeçarin shqiptar në Londër

Zbulohen detaje të reja nga vrasja me thikë e 21-vjeçarin shqiptar, Renato Geci,  në Britaninë e Madhe.

Mediat britanike shkruajnë se është identifikuar autori i krimit, i cili është Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford.

Po ashtu së bashku me të policia ka arrestuar edhe një grua 27-vjeçe, e cila akuzohet se ka ndihmuar 31-vjeçarin të fshihet.

Renato Geci u vra me thikë më 22 Mars, rreth orës 03:22 të natës.

Bashkë më të në vendin e ngjarjes u gjet edhe një person tjetër i plagosur, po me thikë, por emri i tij nuk është bërë i ditur.