Emanuel Makron

Zbulohet konspiracioni për të vrarë presidentin Makron

Shërbimet sekrete të sigurisë së Francës kanë arrestuar 6 persona pas hetimeve preliminare nën dyshimin se kanë planifikuar atentat kundër presidentit të vendit Emanuel Makron, shkruan Indeksonline.

Duke u thirrur në burime të afërta me shërbimet inteligjente, agjensioni i lajmeve Reuters ka njoftuar se personat e dyshuar “ kanë pasur një plan jo-preciz dhe ende të papërfunduar për të kryer sulme të dhunshme kundër Makronit.

Edhe televizioni francez BFM TV më herët gjatë ditës kishte raportuar se janë arrestuar 6 pjesëtar të grupeve të ekstremit të djathtë për siq thuhet “kërcënimet dërguar kryetarit të vendit”.