Zbulohet juria e “Kënga Magjike”, këta janë emrat e rinj që do t’i bashkohen festivalit

Festivali, Kënga Magjike, do të rikthehet sërish pas 1 viti mungesë dhe tani janë zbuluar disa detaje nga ky edicioni. Pak javë më parë në emisionin “E diela shqiptare”, drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea zbuloi emrat e artistëve që do të konkurrojnë këtë vit.

Artistët që do të garojnë në “Kënga Magjikë” janë Alban Ramosaj, Ardit Stafa & Salije Bajrami, Eneda Tarifa, Enxhi Kumria, Era Rusi, Erik Lloshi, Eva Alikaj & Çlirim Denaj, Fifi & Bruno, Fitnete Tuda & Don Duli, Gerta Mahmutaj, Julian Lekocaj, Klajdi Haruni & Flori Mumajesi, Krusita, Lindita, Lorenc Hasrama, Marjona Metohu, Marsela Çibukaj, Orgesa Zaimi, Semi Jaupaj, Soni Malaj, Xhesika Polo & Klint Çollaku, Xhon Jesku, Aurel Thëllimi, Eltina Minarolli & Dea Strica.

“Kënga Magjike” do të nisë nga data 21 mars dhe finalja do të mbahet më 29 maj. Këtë edicion pjesë e jurisë priten të jenë Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti. Këta dy të fundit i bashkohen jurisë për herë të parë.

Kapedani është pianist dhe kompozitor, ndërsa Kurti është marrë vazhdimisht me organizimin e koncerteve në vend. Kurse Arben Skënderi, Jonida Maliqi dhe Enkel Demi kanë qenë edhe më herët pjesë e jurisë dhe tashmë janë të mësuar me këtë rol kaq të rëndësishëm në zbulimin e talenteve të rinj.