Zbulohet dizajni i Samsung Galaxy A14 përmes rrjedhjes së renderëve

Samsung e prezantoi Galaxy A13 5G në dhjetor të vitit të kaluar, dhe në mars e prezantoi modelin 4G, të cilit në qershor iu bashkua varianti i fuqizuar nga Helio G-80.

Në muajt në vijim, mund ta shohim brendin korean duke e prezantuar Galaxy A14, i cili u paraqit në renderët e rrjedhur.

Ndryshe nga Galaxy A13, telefon i cili ka ekran Infinity-V, Galaxy A14 do ta ketë një ekran Infinity-U. Burimi thotë që ky mund të jetë një panel LCD, me madhësi diagonale prej 6.8 inç dhe do të ketë rezolucion FullHD+, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Korniza në anën e djathtë të Galaxy A14 e ka butonin për kontrollin e volumit dhe një buton për ndezje i cili funksionon edhe si skaner i gjurmëve të gishtërinjve, përderisa vendi i SIM kartelës është i vendosur në të majtë.Reklama

Në pjesën e poshtme ka një port USB-C, i cili rrethohet nga vrima 3.5mm për kufje, mikrofoni, dhe grilat e altoparlantëve. Ndërsa në pjesën e sipërme ndodhet edhe mikrofoni i dytë.

Ndryshe burimi pretendon se përmasat e Galaxy A14 janë 167.7 x 78.7 x 9.3mm, duke e bërë për 0.5mm më të trashë se modelet 4G dhe 5G të Galaxy A13.

Mbetet për t’u parë se nëse kjo rritje në trashësi përkthehet apo jo në një kapacitet të rritur të baterisë nga 5,000mAh në Galaxy A13.